Kush jemi & Cfarë bëjmë
KUSH JEMI ?
OKTOUEST është themeluar në Tiranë më 30/09/2013, me Nipt -L32126022U, certifikatë marke numer 15413. Objektivi kryesor i joni është futja dhe shpërndarja e kompjuterëve në tregun Shqiptar dhe jashtë vendit. Në vitin 2015, kompania është rindërtuar me shumë dinamikë në tregtinë elektronike me një dyqan online shumë modern dhe funksional.
CFARE BEJME NE ?
Ne u japim klientëve tanë të gjithë teknologjinë, softuerin dhe mbështetjen që ata kanë nevojë nga një burim i besueshëm.
Ne ndërtojmë vetë kompjutera, HOME / BUSINESS / GAMING dhe SERVERA sipas deshires tuaj. për shtëpi, për shkolla, për zyra dhe per biznese. Ne mund tju furnizojmë me mijëra produkte thelbësore nga markat e tjera kryesore.Ne kemi për qëllim të bëhemi partner i besuar për të siguruar që ju të merrni zgjidhjet e duhura, të instaluara dhe të punoni si duhet, në kohë dhe në buxhet.Nëse ju vini në OKTOUEST si një klient i thjeshtë ose gamer ju do të merrni të njëjtin shërbim të klasës së biznesit, duke e ditur se jeni në duart e sigurta të ekspertëve tanë .Ne e kuptojmë se blerja e pajisjeve është vetëm fillimi, prandaj ne do t’ju japim të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ju nevojitet dhe sepse ne e kemi të gjithë procesin – nga dizajni, montimi dhe shpërndarjen; për shitje, mbështetje dhe riparim – ne mund dhe do të kujdesemi për ju më mirë se kushdo tjetër..